Flash News

E-TJERA

FOTO/ Ky është Arlind Demushi që vrau 40-vjeçarin me thikë në Babrru

FOTO/ Ky është Arlind Demushi që vrau 40-vjeçarin me

Arlind Demushi, 38 vjeç, është identifikuar dhe arrestuar si autori i dyshuar i vrasjes së 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, ngjarje që tronditi opinionin publik.

Sipas burimeve hetimore, viktima kishte qëndruar rreth 10 ditë në banesën e mikut të tij, Arlind Demushi, në zonën e Babrrusë, ku ky i fundit jetonte prej një dekade.

Mbrëmjen e ngjarjes, të dy kishin dalë në një lokal dhe kishin konsumuar alkool. Konflikti, sipas dëshmisë paraprake të autorit, nisi pas një fyerjeje të viktimës lidhur me gruan e tij.

Debati u përshkallëzua në një përleshje fizike gjatë rrugës për në shtëpi, ku Demushi dyshohet ta ketë goditur Hajdar Ismajlgecin disa herë me thikë, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas krimit, autori u largua drejt Durrësit, ku më vonë u kap nga forcat e Policisë dhe ato Operacionale.

 

Të fundit