Flash News

E-TJERA

Foto/ Ky është ekonomisti që u vra në vendin e punës në Kurbin

Foto/ Ky është ekonomisti që u vra në vendin e punës

Personi në foto është Selman Mihana 70 vjeç, i cili u vra sot në mëngjes me armë zjarri në vendin e tij të punës në Kurbin.

Mihana punonte si ekonomist në një firmë ndërtimi inertesh, kur autorët ende të paidentifikuar e qëlluan nga jashtë rrethimit me breshëri plumbash. 

Nga plumbat mbeti i plagosur edhe pronari i firmës, Ardian Gjeloshi 51 vjeç i cili dyshohet të ketë qenë objektivi.

Pas ngjarjes, Policia dhe RENEA kanë zbarkuar në zonë dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit.      

 

 

Të fundit