Flash News

E-TJERA

Foto/ Ky është pallati që çoi Vangjush Dakon në pranga

Foto/ Ky është pallati që çoi Vangjush Dakon në

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit është arrestuar sot me urdhër të SPAK së bashku me 9 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit.

Mësohet se SPAK ka firmosur 10 urdhërarreste në lidhje me një dosje që ka të bëjë me një leje ndërtimi për një pallat pa leje dhënë gati 11 - 12 vite më parë dhe që është dëmtuar nga tërmeti i 2019. 

Mësohet se leja për ndërtimin e pallatit në lagjen nr. 10 të Durrësit ishte 5 kate, ndërkohë që pallati përfundoi duke u ndërtuar me 11 kate.

Kanë qenë banorët, të cilët 2 vite më parë e kanë denoncuar rastin në SPAK si pasojë e dëmtimeve që pësoi pallati prej tërmetit.

Me nisjen e hetimeve u zbuluan parregullsitë në procedura, shtesa pa leje dhe mosrespektimi i standardeve të ndërtimit.

 

Të fundit