Flash News

E-TJERA

Foto/ Ky është shqiptari që u ekzekutua në Kolumbi

Foto/ Ky është shqiptari që u ekzekutua në Kolumbi

Ky është Artur Tushi, shqiptari i cili u ekzekutua në Medelin të Kolumbisë. Tushi u vra në një atentat pranë qendrës tregtare Santa Fe, në El Poblado.

Autori i vrasjes, i cili lëvizte me motoçikletë, u arrestua në komunën Bello, në veri të Valle de Aburrá. Si motoçikleta, ashtu edhe arma e zjarrit me të cilën dyshohet se kreu vrasjen, u sekuestruan.

Dyshohet se vrasësi është nga Venezuela dhe i paguar për të kryer vrasjen e shqiptarit.

Po ashtu, mediat vendase raportuan se bashkë me Tushin, mbeti e plagosur edhe një femër që e shoqëronte.

 

Të fundit