Flash News

E-TJERA

FOTO/ Ky është student i Akademisë së Sigurisë që humbi jetën në aksidentin pranë Liqenit Artificial

FOTO/ Ky është student i Akademisë së Sigurisë që

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në afërsi të Liqenit Artificial, ku mbeti i vdekur Arjan Shahaj, 29-vjeçar, student në Akademinë e Sigurisë

Raportohet se i ndjeri ka humbur kontrollin nga lagështia. Ai është përplasur fillimisht me pjesën metalike në të djathtë të rrugës, sapo nis ngjitja e mbikalimit dhe pastaj ka përfunduar deri te trafikndarësja. 

Njoftimi i plotë

Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit