Flash News

E-TJERA

Foto/ Ky është vëllai i deputetit të PS, u arrestua bashkë me vëllain e 'Rrumit të Shijakut'

Foto/ Ky është vëllai i deputetit të PS, u arrestua

Ky është Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, i cili u arrestua me urdhër të SPAK. Kume u vu në pranga bashkë me Vullnet Muçën, vëllain e Rrumit të Shijakut.

Sipas SPAK, Enea Kume dyshohet se ka ndihmuar në skema të tjetërsimit të pronave, përmes falsifikimit të dokumenteve dhe regjistrimeve të paligjshme. Hetimet lidhen gjithashtu me një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në ngjarje të rënda si vrasja dhe zhvatja e pasurive.

Deputeti Loer Kume ka reaguar duke thënë se arrestimin e ka mësuar përmes mediave dhe se “secili mban përgjegjësi për jetën e vet”, duke shtuar se deri në një vendim gjyqësor, i vëllai duhet të konsiderohet i pafajshëm.

 

Të fundit