Flash News

E-TJERA

Foto-lajm/ Thirret në SPAK, ish-kryebashkiakut të Dibrës i del 200-lekëshi nga xhepi

Foto-lajm/ Thirret në SPAK, ish-kryebashkiakut të Dibrës i del

Muharrem Rama, ish-kryebashkiaku i Dibrës, është thirrur mesditën e sotme në SPAK. Mësohet se Rama është marrë në pyetje, ndërsa ende nuk dihet arsyeja se pse është thirrur.

Gazetarja e Top Channel, Anila hoxha ka shkrepur një foto nga momenti kur ish-kryebashkiaku del nga SPAK, dhe në një nga xhepat i del një kartmonedhë 200 lekëshe, prerje e re.

“Ish-kryetari i Bashkisë së Dibrës ishte aq i emocionuar kur po hynte në prokurori, sa dhe 2 mijë lekëshja që kishte në xhep deshi të dalë nga astari”, shkruan gazetarja.

Foto-lajm/ Thirret në SPAK, ish-kryebashkiakut të Dibrës i del

Muharrem Rama mori detyrën e kryebashkiakut të Dibrës në vitin 2016, ku zëvendësoi Shukri Xhelilin i shkarkuar pas një video-skandalit ku kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune në bashki.

Të fundit