Flash News

E-TJERA

Foto/ Makina me të cilën e dashura e Safet Bajrit shoqëroi Astmer Bilalin, pas vrasjes së Licit

Foto/ Makina me të cilën e dashura e Safet Bajrit shoqëroi Astmer

Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali udhëtuan nga Tirana drejt Shkodrës në orët e para të mëngjesit të 10 gushtit të vitit 2018, për të ekzekutuar Fatbardh Licin.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, Eria Ago ka transportuar me mjetin tip “Mercedes Benz CL”, i bardhë dhe me targë ‘AA989TE’, Astmer Bilalin. Kjo është konfirmuar edhe përmes komunikimeve që Eria Ago ka pasur me Astmer Bilalin.

Me këtë makinë, Eria Aga ka udhëtuar në drejtim të Tiranës bashkë me Astmer Bilalin, që dyshohet se është qitësi në vrasjen e Fatbadh Licit, ndërsa kanë lënë në Shkodër Safet Bajrin.

Fatbardh Lici ndërroi jetë menjëherë. 53-vjeçari po pinte kafen e mëngjesit në një lokal në lagjen Kiras. Ai është akuzuar si autor i vrasjes së Astrit Kurmemajt.

 

Të fundit