Flash News

E-TJERA

Roli i së dashurës së Bajrit/ Ish Miss-i festoi me kreun e 'Bajrave' një ditë para vrasjes së Licit

Roli i së dashurës së Bajrit/ Ish Miss-i festoi me kreun e

Eria Ago, e dashura e Safet Bajrit, është arrestuar dy javë më parë nën akuzë për “përkrahje të autorit të krimit”, lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit ndodhur në vitin 2018.

Ago, një emër i njohur për showbiz-in shqiptar, dyshohet se ka transportuar nga Shkodra në Tiranë, Asmer Bilalin. Posedohen biseda mes saj dhe Bajrit një ditë para njarjes.

Eria Ago mësohet se ka pranuar që ka qenë 3 javë e lidhur me Safetin, dhe një dite para ngjarjes kanë qenë në një lokal me muzikë deri orët e para të mëngjesit. Po ashtu, ajo ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit.

Ago njihet edhe si modele dhe përfaqësuese e Shqipërisë në “Miss Tourism Quin 2013”.

Por, përballja e Eria Agos me drejtësinë daton më herët. Bëhet fjalë për përgjimet e vitit 2020, që çuan në burg Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” si të përfshirë në një rrjet prostitucioni.

Të fundit