Flash News

E-TJERA

Foto/ Me Blinken, kthehet në Shqipëri edhe Yuri Kim

Foto/ Me Blinken, kthehet në Shqipëri edhe Yuri Kim

Yuri Kim është rikthyer në Shqipëri, po këtë herë jo si ambasadorja amerikane, por si zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë në DASH.

Siç shihet edhe nga fotot, Kim ka shoqëruar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në vizitën e tij të parë në Shqipëri. Kim është takuar me delegacionin shqiptar dhe ministrin e Jashtëm Igli Hasani.

Foto/ Me Blinken, kthehet në Shqipëri edhe Yuri Kim Foto/ Me Blinken, kthehet në Shqipëri edhe Yuri Kim

Kujtojmë se Yuri Kim u largua në qershor 2023 nga posti i ambasadores amerikane në Shqipëri.

Ajo u përfol shpesh si e vetmja ambasadore amerikane në vend që shfaqi haptazi qëndrimin e saj pro-qeveritar duke mbështetur qeverinë Rama. Kim në kohën e qëndrimit në Shqipëri, ka hedhur akuza ndaj opozitës, kryesisht kryedemokratit Sali Berisha.

 

Të fundit