Flash News

E-TJERA

Foto/ Me fëmijën në krah, voton kandidati i pavarur në Tepelenë

Foto/ Me fëmijën në krah, voton kandidati i pavarur në

Gabriel Guma, kandidati i pavarur në Bashkinë Tepelenë, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmija, ka ushtruar të drejtën e votës në fshatin Luzat.

Guma u bëri thirrje qytetarëve të votojnë masivisht në procesin zgjedhor dhe të zgjedhin kandidatin më të përshtatshëm.

“U bëj thirrje të gjithë të dalin të votojnë masivisht. Të bëjnë zgjedhjen e duhur. Jam shumë i lumtur që zgjedhjet këtë herë janë demokratike. Vonesa ka pasur, por incidente jo”, tha Guma.

Gabriel Guma mori mbështetjen e opozitës. Ai garon përballë Gramos Sakos së Partisë Socialiste.

Të fundit