Flash News

E-TJERA

Foto/ Momente nga sherri mes inxhinierit që mbeti i vdekur në Vlorë dhe Rei Metës

Foto/ Momente nga sherri mes inxhinierit që mbeti i vdekur në

Pamjet më sipër janë siguruar nga momenti kur Rei Meta u përplas fizikisht me Armando Memshaun, me detyrë inxhinier, i cili ndërroi jetë pas grushteve që mori gjatë sherrit.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në Vlorë, pranë gjykatës. Memshau ndërroi jetë në vend, ndërsa Rei Meta u arrestua disa orë pas ngjarjes. Ai ka deklaruar para uniformave blu se nuk kishte motiv për ta vrarë dhe se ngjarja ishte aksidentale. 

Meta ka pranuar se kishte konflikte për motive pronësie me Memshaun dhe i kishte kërkuar disa lekë për të cilat 55-vjçari i detyrohej. Rei Mete është djali i anëtares së KLP-së, Nurihan Meta.

Foto/ Momente nga sherri mes inxhinierit që mbeti i vdekur në

Të fundit