Flash News

E-TJERA

Foto/ Momenti i arrestimit të zyrtarëve të akuzuar për inceneratorët

Foto/ Momenti i arrestimit të zyrtarëve të akuzuar për

Afera e inceneratorëve ka vënë në pranga zyrtarë dhe ish-zyrtarë. GJKKO lëshoi 9 urdhër arreste për të akuzuarit e inceneratorit të Fierit dhe 5 urdhër-arreste për inceneratorin e Elbasanit.  

7 nga 9 të prangosurit do të presin hetimet e mëtejshme në masën e sigurisë “Arrest me burg”, përfshirë edhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ndërsa dy të tjerë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Për tre nga 5 të arrestuarit sit ë akuzuar për përfshirje në aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Pëllumb Abeshi, Serafin Papa dhe Bardhul Çabiri do të qëndrojnë në qeli ndërkohë që autoritetet vijojnë hetimet.

Në mesin e të akuzuarve është edhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, i cili dorëzoi dje mandatin për të vijuar në shëbim të hetimeve. Bllako u vetëdorëzua sot në polici.

Ai akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. Bllako ka favorizuar kompaninë koncensionare “Integrated Technology Waste Treatment”, kundrejt përfitimit të parregullt, në shumën e 14.964.900.

Foto/ Momenti i arrestimit të zyrtarëve të akuzuar për Foto/ Momenti i arrestimit të zyrtarëve të akuzuar për  Foto/ Momenti i arrestimit të zyrtarëve të akuzuar për Foto/ Momenti i arrestimit të zyrtarëve të akuzuar për

Të fundit