Flash News

E-TJERA

Foto/ Në Universitetin e Vlorës votohet me kutitë e PS

Foto/ Në Universitetin e Vlorës votohet me kutitë e PS

Në zgjedhjet që po mbahen në universitetin e Vlorës studentët po votojnë me kutitë e PS.

Në Vlorë 192 pedagogë dhe 4 mijë studentë votojnë sot për të zgjedhur rektorin e universitetit ‘Ismail Qemali’, 4 dekanët dhe 16 shefat e departamenteve.

Katër janë qendrat e votimit në të katër fakultetet e ‘Ismail Qemalit’, në atë të Ekonomisë, Shëndetit publik, fakultetin e Shkencave Humane dhe në atë të Inxhinierisë.

Në garë për rektor janë 3 akademikë, Evelina Bazini, Kreshnik Bello , Aurela Saliu, ndërsa është tërhequr më herët nga gara Yllka Stramarko.

Të fundit