Flash News

E-TJERA

Foto/ Përplasen dy makina ‘kokë më kokë’ në aksin Korçë – Bilisht, 3 të plagosur

Foto/ Përplasen dy makina ‘kokë më kokë’ në
Foto nga aksidenti

Një aksident u shënua pasditen e sotme në aksin nacional Korçë - Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj.

Nga raportimet e para mësohet se një mjet Benz ngjyrë të bardhë është përplasur kokë më kokë me një mjet volkwasgen Caddy të kuq, çka ka sjellë përmbysjen e këtij të fundit në anë të rrugës.

Për pasojë, kanë mbetur të plagosur tre person të cilët janë transportuar drejt spitalit të Korçës. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë që ka edhe dëme të shumta materiale pasi duket se përplasja ka qenë shumë e fortë. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit