Flash News

E-TJERA

Foto/ Protesta para bashkisë, Veliaj vendos gardh policësh

Foto/ Protesta para bashkisë, Veliaj vendos gardh policësh

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita do të protestojnë sot para Bashkisë së Tiranës, për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit të saj, Erion Veliaj.

Pak para nisjes së protestës, kryebashkiaku ka blinduar bashkinë duke vendosur para saj një gardh efektivësh policie. Efektivët janë pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, edhe me skafandra dhe mburojë xhami.

Foto/ Protesta para bashkisë, Veliaj vendos gardh policësh Foto/ Protesta para bashkisë, Veliaj vendos gardh policësh Foto/ Protesta para bashkisë, Veliaj vendos gardh policësh

Protesta u thirr pas arrestimeve në Bashkinë e Tiranës, në kuadër të hetimeve për "Dosja 5D". Kjo e fundit zbuloi korrupsionin dhe zhvatjet që bënin drejtorët e Veliajt me tenderat.

Tre zyrtarë të bashkisë u arrestuan, Redi Molla, i cili ka qenë në krye të shoqërisë “ujësjellës Kanalizime”, dhe Maringlen Qato, deri para disa kohësh në krye të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, u arrestuan sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ata dyshohen për “korrupsion pasiv” dhe “Fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.

Një urdhër i dytë arresti, u lëshua dhe për Taulant Tushen, ish Drejtor i Përgjithshëm, i arrestuar më herët, për përfshirjen në rastin e inceneratorit të Tiranës. Ai dyshohet për “shkelje të barazisë në tendera”.

Të fundit