Flash News

E-TJERA

Foto që po trazon rrjetin, flamuri me yllin komunist shfaqet në festivalin e ‘Sunny Hill’ në Tiranë

Foto që po trazon rrjetin, flamuri me yllin komunist shfaqet në

Festivali ‘Sunny Hill Festival’ u përmbyll mbrëmë në Tiranë pas tre netësh, ku në skenën e ngritur në Liqenin Artificial interpretuan emra të njohur të muzikës vendase dhe ndërkombëtare. 

Mirëpo, së fundmi ka nisur të qarkullojë një foto në rrjetet sociale ku para mijëra të rinjve është shfaqur në monitorin gjigant flamuri kombëtar, por me yllin komunist në krye, një simbol i vjetër që u vendos mbi flamurin e viteve të para të diktaturës, për t’u hequr përgjithmonë në 1992.

Nuk dihet nëse organizatorët e kanë ngatërruar apo e kanë vendosur qëllimisht flamurin me yllin komunist në skenën e festivalit, por kjo foto ka shkaktuar mjaft zhurmë dhe debat në rrjetet sociale.

 

 

Të fundit