Flash News

E-TJERA

FOTO/ Reeker dhe Yuri Kim takojnë dhe Princ Lekën në rezidencën e Familjes Mbretërore

FOTO/ Reeker dhe Yuri Kim takojnë dhe Princ Lekën në

Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker ndodhej ditën e djeshme për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Përveç takimeve me liderët politik në vend, zyrtari i lartë amerikan ka zhvilluar një takim dhe me Princ Lekan, i cili e ka pritur në rezidencën e Familjes Mbretërore. Lajmin e ka bërë me dije vetë Princ Leka dhe bashkësjortja e tij, Elia Zaharia përmes postimeve në rrjetet sociale.

E pranishme në takim ka qenë dhe ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri, Yuri Kim. Pric Leka bën me dije se kanë biseduar për miqësinë e palëkundur tradicionale të SHBA-s me Shqipërinë.

“Ditën e djeshme patëm kënaqesinë të prisnin në rezidencën e Familjes Mbretërore ndihmës sekretarin e shtetit në detyrë për çështjet europiane dhe euroaziatike, Ambasadorin Z. Philip T. Reeker, sëbashku me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Znj.Yuri Kim. Takimi u zhvillua në një atmosferë tejet miqësore duke reflektuar miqësinë e palëkundur tradicionale të SHBA-s me Shqipërinë.

Gjatë bashkëbisedimit me personalitetet amerikane ndihej preokupimi dhe dëshira e madhe për përmirësimin e gjithanshëm të jetës politike, ekonomike dhe sociale të vendit tonë,” shkuan Princ Leka në postimin e tij.

“Ishte kënaqësi e veçantë të prisnim në shtëpinë tonë ndihmës sekretarin e shtetit në detyrë për çështjet europiane dhe euroaziatike, Ambasadorin Z. Philip T. Reeker, sëbashku me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Znj.Yuri Kim. Biseda e ngrohte dhe e çiltër reflekton mardhënien e sinqertë të miqësisë mes dy vendeve tona. Në përfundim të takimit i prezantuam koleksionin e Adamidi Frashërit, si dëshmi të trashëgimisë tonë historike dhe kulturore. Sigurisht në takim nuk mungoi as përshëndetja plot ëmbëlsi e bebe Geraldines❤️” shkruan Elia Zaharia në lidhje me takimin në një postim në Instagram.

FOTO/ Reeker dhe Yuri Kim takojnë dhe Princ Lekën nëFOTO/ Reeker dhe Yuri Kim takojnë dhe Princ Lekën nëFOTO/ Reeker dhe Yuri Kim takojnë dhe Princ Lekën nëFOTO/ Reeker dhe Yuri Kim takojnë dhe Princ Lekën nëFOTO/ Reeker dhe Yuri Kim takojnë dhe Princ Lekën nëFOTO/ Reeker dhe Yuri Kim takojnë dhe Princ Lekën nëFOTO/ Reeker dhe Yuri Kim takojnë dhe Princ Lekën në

Të fundit