All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

FOTO/ Shqiptari gjendet i pajetë në bodrumin e shtëpisë, dyshohet se e ka zënë korenti

All - Paragraf - 1

FOTO/ Shqiptari gjendet i pajetë në bodrumin e shtëpisë,

Një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mesditën e djeshme në Itali. Bëhet fjalë për 60-vjeçarin Zaim Qoshja, i cili jetonte në Savignano.

All - Paragraf - 3

Mediat italiane raportojnë se Zaim Qoshja është gjetu pa shenja jete nga familjarët në bodrumin e banesës së tij. Ai dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të një shkarkese elektrike, pasi ishte duke riparuar një kabllo zgjatimi. Ai jetonte me gruan e tij Brunilda dhe vajzën Suada.

Siç shpjegon djali i tij Julian, i cili nuk jetonte me pjesën tjetër të familjes së tij, por që shkoi atje pasi mësoi ngjarjen, "babai im tashmë është gjetur i vdekur nga të afërmit e mi".

Ngjarja ndodhi rreth mesditës, pasi Zaimi nuk u përgjigj në telefon. Pas kërkimit në shtëpi, trupi i tij i pajetë u gjet në bodrum. Në vend, si zakonisht, arritën karabinierët.

Grupi hetimor do të duhet të zbulojë shkakun e vdekjes së 60-vjeçarit. Hipoteza më e mundshme, për momentin, mbetet ajo e goditjes elektrike, por nuk përjhashtohet as shkaku i ndonjë sëmundjeje

Sipas disa miqëve të tij, Zaimi ishte parë duke ujitur kopshtin e tij disa orë para ngjarjes tragjike.

Mediat italiane raportojnë se e gjithë familja Qoshja është shumë mirë e integruar në Itali. Si Brunilda ashtu edhe Suada punojnë në restorantin e hotelit La Formica dhe picerinë, disa dhjetëra metra larg vendit ku ata jetojnë. Nga ana tjetër, Zaim, i cili kishte qenë në Itali që nga viti 1998, kishte punuar më parë si murator dhe, kohët e fundit, nuk punonte që të mund të shërohej nga një sëmundje që e kishte goditur.

Funerali i Zaimit do bëhet në Shqipëri.

FOTO/ Shqiptari gjendet i pajetë në bodrumin e shtëpisë,

Të fundit