Flash News

E-TJERA

FOTO/ Simboli i shqiponjës dykrenore, kombëtarja e Shqipërisë prezanton fanellat e reja

FOTO/ Simboli i shqiponjës dykrenore, kombëtarja e

Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar uniformat e reja të kombëtares, që do të vishen gjatë kualifikueseve të “Euro 2024”. Premiera është programuar të hënën më 27 mars 2023, kur skuadra e drejtuar nga Silvinjo do të përballet me Poloninë në ndeshjen e parë kualifikuese të Grupit E.

Motivi grafik dominues në fanellat e reja të kombëtares është shqiponja dykrenore, që përfaqëson identitetin e një populli, guximin dhe vlerat e tij.

Fanella e parë për ndeshjet në shtëpi është me ngjyrë të kuqe me një jakë polo të zezë dhe mbyllje me tre kopsa. Skajet e mëngëve dhe një shirit vertikal anash janë gjithashtu me ngjyrë të zezë.

Pjesa e pasme e qafës është e personalizuar me logon e FSHF, logon Macron ku shkruhet “Designed in Bologna” për të vërtetuar dhe nxjerrë në pah se si çdo veshje është konceptuar, dizajnuar dhe zhvilluar në selinë qendrore të kompanisë në Bolonjë.

Në pjesën e poshtme të fanellës ka një shirit të brendshëm të personalizuar me mbishkrimin e përsëritur “Ti Shqipëri, më jep nder”, një fjali e kthyer në moton e Shqipërisë e marrë nga poezia e Naim Frashërit.

Uniforma e parë plotësohet nga pantallona të shkurtra të zeza dhe çorape të zeza me një vijë të kuqe e të hollë në skajin e sipërm.

FOTO/ Simboli i shqiponjës dykrenore, kombëtarja e

 

 

Të fundit