E-TJERA

Foto/ "Të qënit prind është një bekim", Zaharia ndan fotot e para të vogëlushes Geraldinë

Foto/ "Të qënit prind është një bekim",

Elia Zaharia dhe princi Leka Zogu kanë ndarë fotot e para të vajzës së tyre Geraldina, që erdhi në jetë në 22 tetor. Kjo datë shënonte 18 vjetorin e ndarjes nga jeta të mbretëreshës Geraldinë.

Krahas fotove familjare, Zaharia shkruan se të qënit prind është një bekim, që po e shijojnë çdo moment.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qënit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment!

Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve!

Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë!

 

Foto/ "Të qënit prind është një bekim",

Foto/ "Të qënit prind është një bekim",

Ditari politik

Të fundit