Flash News

E-TJERA

FOTO/ Të shtëna me armë në dyqanin familjar, kërcënohet me letër Messi

FOTO/ Të shtëna me armë në dyqanin familjar,

Një ngjarje alarmuese ka ndodhur për Leo Messin dhe për familjen e tij. Burra të armatosur kanë lënë një mesazh në biznesin familjar të gruas së tij Antonela Rocuzzo.

Kjo është raportuar nga policia në Rosario të Argjentinës pasi iu përgjigj thirrjes për ndihmë. Për momentin nuk raportohet nëse ka të lënduar nga të shtënat.

FOTO/ Të shtëna me armë në dyqanin familjar,

Sipas mediave, sulmi u krye nga dy persona të armatosur, të cilët kishin hipur mbi një motoçikletë dhe filluan të godisnin në fasadën e dyqanit që i përkiste vjehrrit të futbollistit, i vendosur në Lavalle 2554 midis rrugëve “27 de Febrero dhe Ocampo”.

Pas të shtënave personat e armatosur lanë një mesazh për Messin, ku sulmuesi lidhet me trafikun e drogës.

“Messi po të presim . Javkin është një narko, ai nuk do të kujdeset për ju.”, thuhej në letër.

Kriminelët e dyshuar emëruan kryetarin e bashkisë së qytetit të Rosarios, Pablo Javkin, në mesazhin drejtuar Messit , duke e vënë në dukje atë si një anëtar të krimit të organizuar të përkushtuar ndaj trafikut të drogës.

Sipas përshkrimit të policisë që kishte akses në një kamerë video survejimi në vend, ata vëzhguan kur dy burra mbërritën me një motoçikletë në ndërtesën e familjes Roccuzzo.

FOTO/ Të shtëna me armë në dyqanin familjar,

 

Të fundit