Flash News

E-TJERA

FOTO/ Tragjedia në Kavajë, ky është babai dhe 2 fëmijët që u mbytën në det

FOTO/ Tragjedia në Kavajë, ky është babai dhe 2

Elvis Halilaj, është babai që mbyt dje bashkë me dy djemtë e tij të mitur, 13 dhe 15 vjeç në plazhin Vilë Bashtovë në Kavajë, dje 9 korrik.

Babai hyri në det për të shpëtuar një nga dy fëmijët e tij që po rrezikonte të mbytej, për fat të keq u mbytën të tre.

 Ajo që mbetet shqetësuese është se dhe në këtë rast tragjedia mund të ishte shmangur nëse do të funksiononte roja bregdetare, por si gjithmonë atëherë kur duhen dhe aty ku duhet të jenë roja bregdetare mungon thuajse gjithmonë.

Dëshmitarë okularë në vendngjarje bëjnë me dije se trupat e pajetë kanë qëndruar për rreth 1 orë e 30 minuta në breg të detit deri sa ka ardhur ambulanca për t’i marrë, duke e bërë edhe më të dhimbshme tragjedinë për familjarët e peronave që humbën jetën.

Të fundit