Flash News

E-TJERA

Foto/ U gjet e djegur në Fushë-Krujë, kjo është makina e autorëve të atentatit në Rinas

Foto/ U gjet e djegur në Fushë-Krujë, kjo është makina

Policia ka zbuluar mjetin që dyshohet se u përdor nga autorët e atentatit mafioz të ndodhur sot në Rinas, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani.

Automjeti, një Toyota me targa greke, u gjet i djegur në fshatin Halil të Fushë-Krujës, vetëm pak orë pas ngjarjes. Burime hetimore bëjnë me dije se brenda mjetit janë gjetur 4 armë zjarri, që dyshohet se u përdorën gjatë atentatit.

Sipas të dhënave paraprake, autorët janë larguar me shpejtësi nga zona e Rinasit menjëherë pas ekzekutimit, duke ndjekur itinerarin drejt Fushë-Krujës, ku më pas kanë shkatërruar provat duke djegur makinën.

Policia dhe grupi hetimor po verifikojnë kamerat e sigurisë përgjatë rrugës Rinas–Fushë-Krujë. 

Të fundit