Flash News

E-TJERA

Foto/ U kap me ko*ainë, arrestohet shqiptari në Britani

Foto/ U kap me ko*ainë, arrestohet shqiptari në Britani

Një shtetas shqiptar është dënuar me tre vite burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u kap me lëndë narkotike dhe akuzohet për disa shkelje të tjera ligjore.

26-vjeçari Mariglen Sadiku, pa vendbanim të caktuar, u ndalua nga policia britanike më 26 mars në qytetin e Kembrixhit, ndërsa ndodhej në një automjet Mazda ngjyrë argjendi që ngjalli dyshime te oficerët e patrullës.

Gjatë kontrollit, policia gjeti 18 doza me kokainë të gatshme për shitje, të fshehura në automjet dhe në xhepat e tij, me një vlerë mbi 650 paund. Gjithashtu, atij iu sekuestruan 207 paund “cash”, të dyshuara si përfitim nga aktiviteti kriminal.

Verifikimet zbuluan gjithashtu se Sadiku ndodhej në vend pa leje qëndrimi ose vizë dhe po drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe pa siguracion të vlefshëm.

Në seancën e mbajtur më 30 maj në Gjykatën e Kurorës në Kembrixh, ai u shpall fajtor për “posedim me qëllim shpërndarje të lëndëve narkotike”, “posedim të pasurisë kriminale”, “drejtim pa patentë” dhe “drejtim pa sigurim”.

 

Të fundit