Flash News

E-TJERA

Foto/ Vëllai i deputetit socialist që punonte në kultivimin e k*nabisit

Foto/ Vëllai i deputetit socialist që punonte  në kultivimin e

Personi në foto është Armando Ndreca, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor në Shkodër, vëllai i deputetit socialist të qarkut të Lezhës, Eduard Ndreca. Ai është arrestuar nga policia me dyshimin se është përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Ndalimi i vëllait të deputetit socialist erdhi pas një hetimi disamujor të Policisë së Lezhës për kultivimin e kanabisit në pyjet e Kashnjetit. Policia ndërhyri të mërkurën dhe arrestoi në flagrancë kunatin e Armando Ndreca, Armel Nikdukaj, 27 vjeç dhe shokun e tij, Elvis Shpellzai 28 vjeç.

Si Nikdukaj ashtu dhe Shpellzai u kapën në stanin që kishin përshtatur në shtëpi bari. Gjatë operacionit u sekuestruan 2973 bimë narkotike, disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi dhe tre celularë. Ndërsa gjatë kontrollit në banesat e Nikdukajt dhe Shpellazit në qytetin e Koplikut u sekuestruan 3 armë të ftohta dhe një maskë.

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se oficerët e antidrogës kanë mbajtur në vëzhgim prej disa muajsh dy kultivuesit e kanabisit. Po kështu telefonat e tyre kanë qenë në përgjim, ku Armel Nikdukaj ka folur me kunatin e tij Armando Ndreca.

Para dy vitesh, policia arrestoi vjehrrrin e Ndrecës, Ramiz Nikdukaj, pasi kishte ngritur një 'shtëpi bari'. Djali i tij, Armel Nikdukaj u arratis në atë kohë. Edhe në këtë rast dyshohej se vëllai i deputetit ishte pronari i drogës. 

Të fundit