Flash News

E-TJERA

Foto/ Xhama të thyer, makina me goma të shpuara, gjurmët e protestës së djeshme në PD

Foto/ Xhama të thyer, makina me goma të shpuara, gjurmët e

Një ditë pas protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, kanë dalë edhe pamjet e asaj se çka ka mbetur në selinë blu, pas trazirave të krijuara.

Në oborrin e godinës opozitare, aty ku kryedemokrati Lulzim Basha kishte rreshtuar disa automjete si një strategji për të penguar protestuesit, kanë mbetur akoma gurë, shishe plastike dhe shkopa.

Foto/ Xhama të thyer, makina me goma të shpuara, gjurmët e Foto/ Xhama të thyer, makina me goma të shpuara, gjurmët e 

Makinat e parkuara janë dëmtuar dukshëm nga protesta e djeshme. Një pjesë e tyre janë me xhama të thyer, të tjera me goma të shpuara dhe më tej gjen edhe makina me pasqyra të thyera. Strategjia që Basha përdori nuk i pengoi protestuesit të depërtonin në brendësi të selisë.

Foto/ Xhama të thyer, makina me goma të shpuara, gjurmët e Foto/ Xhama të thyer, makina me goma të shpuara, gjurmët e 

Dëmet janë të dukshme edhe në katin e parë të PD-së. Protestuesit arritën të shkatërrojnë dyert dhe të hyjnë brenda. Pamjet tregojnë karrige të hedhura përtokë, logo të grisura si edhe tavolina të thyera. Në disa vende ka edhe kuti që mbajnë logon e PD-së të hedhura njëra mbi tjetrën. Dyert e dritaret e godinës u shkatërruan me sende të forta.

Foto/ Xhama të thyer, makina me goma të shpuara, gjurmët e Foto/ Xhama të thyer, makina me goma të shpuara, gjurmët e Foto/ Xhama të thyer, makina me goma të shpuara, gjurmët e Foto/ Xhama të thyer, makina me goma të shpuara, gjurmët e 

Kujtojmë se dje u desh ndërhyrja e policisë për të shpërndarë turmën e protestuesve. Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbyllje të protestës, se kjo është vetëm faqja e parë e asaj çka do të ndodhë.

Të fundit