Flash News

E-TJERA

FOTO/ Zjarr masiv në malin e Dukatit, po luftohet me mjete rrethanore për të fikur flakët

FOTO/ Zjarr masiv në malin e Dukatit, po luftohet me mjete rrethanore

Një vatër zjarri është riaktivizuar mesditën e kësaj të shtunë në Malin e Dukatit në Vlorë. Flakët kanë djegur rreth 10 hektarë shkurre e kullota në mal, teksa zjarri është favorizuar dhe nga era për t'u përhapur.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje, por terreni i vështirë malor e bën të pamundur futjen e mjeteve të zjarrfikjes. Siç mund ta shihni dhe nga fotot e mëposhtme, zjarrfikësit janë duke u munduar me mjetet rrethanore për të fikur flakët që kanë përfshirë bimësinë e zonës.

Fatmirësisht zjarri nuk rrezikon banesat që ndodhen në largësi.

FOTO/ Zjarr masiv në malin e Dukatit, po luftohet me mjete rrethanoreFOTO/ Zjarr masiv në malin e Dukatit, po luftohet me mjete rrethanoreFOTO/ Zjarr masiv në malin e Dukatit, po luftohet me mjete rrethanoreFOTO/ Zjarr masiv në malin e Dukatit, po luftohet me mjete rrethanore

Të fundit