Flash News

E-TJERA

Kush është kryeministri që shkoi me këpucë të grisura në samitin e BE në Tiranë

Kush është kryeministri që shkoi me këpucë të

Fotografi Armando Babani ka shkrepur një moment pikant në samitin e BE-Ballkani Perëndimor i mbajtur sot në Tiranë.

Një detaj jo i zakontë, nuk i ka shpëtuar fotografit i cili ka fotografuar këpucët e grisura të një kryeministri evropian.

“Kryeministri i kujt vendi pjesëmarrës ne Summit është mbajtësi i këpucës? (Sa per ndihme nuk është KM Shqiptar)”, shkruan fotografi.

Kush është kryeministri që shkoi me këpucë të

Ndërkohë, në një prononcim për Report Tv, Babani ka zbuluar se bëhet flakë për këpucën e kryeministrit holandez Mark Rutte.

Është dhe shaka në Europë, që holandezët janë edhe pak kurnac”, tha Babani.

 

 

Të fundit