Flash News

E-TJERA

Fotografuan fletën e votimit, arrestohet një 56-vjeçare në Tiranë, dy të tjerë nën hetim

Fotografuan fletën e votimit, arrestohet një 56-vjeçare në

Një 56-vjeçare është arrestuar në Tiranë nga Policia, pasi ka fotografuar fletën e votimit në një qendër votimi në shkollën “Ali Demi”. Ngjarja është konfirmuar nga Komisariati Nr. 1, i cili njofton se pas marrjes së sinjalizimit, shërbimet policore organizuan punën për identifikimin, shoqërimin dhe më pas arrestimin në flagrancë të shtetases A. H., banuese në Tiranë.

Ajo akuzohet për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Ndërkohë, në dy raste të tjera, në njësitë zgjedhore të mbuluara nga Komisariatet Nr. 3 dhe Nr. 4, janë shoqëruar edhe dy shtetas të tjerë, për të cilët dyshohet se kanë kryer të njëjtin veprim – fotografimin e votës së tyre.

Policia bën me dije se për rastet në fjalë janë duke u kryer veprimet hetimore dhe procedurale përkatëse, nën drejtimin e Prokurorisë.

Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat dhe të shmangin çdo veprim që cenon procesin zgjedhor dhe fshehtësinë e votës.

Të fundit