Flash News

E-TJERA

Fotoja më e bukur e javës, UEFA përzgjedh festimin e golit të “Dardanëve”

Fotoja më e bukur e javës, UEFA përzgjedh festimin e golit 

UEFA ka publikuar në platformën “X” një fotografi të përzgjedhur si më e bukura e javës, duke vënë në qendër të vëmendjes festimin e golit të Florent Muslijës në ndeshjen e Kosovës.

Momenti i zgjedhur i takon minutës së 60-të, kur Muslija realizoi golin e tretë për “Dardanët”, duke i dhënë epërsi të rëndësishme Kosovës dhe duke zhgënjyer vendasit në Sllovaki.

Ky moment u konsiderua nga UEFA si një nga më emocionuesit e javës, duke e vendosur Kosovën në fokusin e futbollit evropian pas një paraqitjeje mbresëlënëse.

Kosova zhvilloi një performancë të fortë në transfertë, duke shënuar katër gola dhe duke marrë një fitore të rëndësishme në garën për kualifikim në Botëror.

Të fundit