Flash News

E-TJERA

Fotoja që hodhi dyshime se Ibrahim Liçi ka qenë i pranishëm në masakrën e Dobraçit

Fotoja që hodhi dyshime se Ibrahim Liçi ka qenë i

Një foto që po qarkullon në rrjet ka hedhur dyshime të forta se Ibrahim Liçi mund të ketë qenë i pranishëm në masakrën e Dobraçit.

Kjo foto, ku shfaqet një person me duar të gjakosur në vendin e ngjarjes, që sipas dëshmitarëve okular në vendin e ngjarjes, i ka dhënë ndihmën e parë viktimave, mund të jetë Ibrahim Liçi.

Identiteti i personit në foto nuk dihet ende. Për këtë janë kryer kontrolle në dy klinika private në Shkodër pasi dyshohet që personi në fjalë të ketë qenë në mjet me Hamza Liçin dhe Arlind Bushatin dhe të ketë mbetur i plagosur.

Nga atentati mbetën të vdekur Hamza Liçi, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha, të cilët po kalonin rastësisht në vendin e ngjarjes me motor. Ky i fundit u godit nga mjeti ku ndodhej Hamza Liçi dhe ARlind Bushati, e për pasojë u shkaktoi plagë që i morën jetën të dyve.

Të fundit