Flash News

E-TJERA

Fotoja "topless" e Salianjit, Rama: Ka hyrë në fushën time, na turpëroi

Fotoja "topless" e Salianjit, Rama: Ka hyrë  në fushën

Kryesocialisti Edi Rama prezantoi sot kandidatët e PS për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por nuk la pa prezantuar as kandidatët e kundërshtarit të tij politik, edhe pse këta të fundit me ironi dhe foto të pahijshme.

Ervin Salianjit, i cili renditet i treti në listën e PD-së për Qarkun e Korçës, kreu i qeverisë i kishte zgjedhur një foto nga plazhi gjysmë të zhveshur dhe e quajti “lakuriq nate”. Rama shtoi më tej se Salianji i ka hyrë në fushën e tij por e ka turpëruar si kategori, duke iu referuar fotove të tij nudo në plazh të publikuar disa vite më parë.

“Ja dhe zgjedhja për Korçën. Korça me kë fiton me zonën majtas, apo me këtë lakuriqin e natës djathtas? Se ky më ka hyrë mua edhe në atë fushën time këtu duke dalë në plazh, na turpëroi edhe si kategori. Kjo është Korça.” - u shpreh Rama.

Fotoja "topless" e Salianjit, Rama: Ka hyrë  në fushën

Të fundit