Flash News

E-TJERA

Fotolajm/ Pas Berishës, një tjetër deputet i PD ulet në karrigen e socialistëve. Ç’po diskuton me Majkon

Fotolajm/ Pas Berishës, një tjetër deputet i PD ulet në

Pas kreut të PD, Sali Berisha, i cili sot u ul në një nga karriget në krahun e socialistëve në Kuvend, një tjetër deputet nga radhët e demokratëve ka bërë të njëjtin gjest.

Në foton e siguruar nga LSA, shihet se deputeti Agron Gjekmarkaj është ulur në anën e socialistëve, duke diskutuar me deputetin e PS, Pandeli Majko.

Fotolajm/ Pas Berishës, një tjetër deputet i PD ulet në

Ata shihen duke biseduar ‘kokë më kokë’ me njëri-tjetrin, por nuk duhet se për çfarë bisedojnë.

Ndërkohë, Berisha në një sqarim më vonë ka theksuar se “E bëra me qëllimin më të sinqertë se sot, avoketër të vetëm të tyre në parlament janë demokratët dhe do ta vazhdojmë deri në fund të jemi zëdhënës të interesave të qytetarëve shqiptarë pa dallim.

Në këtë mënyrë, sesi është katandisur ky parlament sot, më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë për përfaqësim. Sot është koha për veprime”.

Të fundit