Flash News

E-TJERA

Fotoreporteri rrëfen dhunën policore gjatë protestës së opozitës: U spërkata në fytyrë teksa po raportoja

Fotoreporteri rrëfen dhunën policore gjatë protestës së

Fotoreporteri Felix Bilani ka denoncuar publikisht dhunën që thotë se ka përjetuar gjatë protestës kombëtare të opozitës, duke deklaruar se është spërkatur me sprej piperi nga efektivë policie teksa po kryente detyrën e tij profesionale.

Në një intervistë për emisionin “Studio24”, Bilani tregoi se u sulmua drejtpërdrejt në fytyrë, çka i shkaktoi humbje të përkohshme të orientimit dhe rrëzim përtokë. Ai e cilësoi ngjarjen si të paprecedentë, duke theksuar se në asnjë protestë më parë nuk ka ndodhur që gazetarët apo fotoreporterët të sulmohen në këtë mënyrë.

“Kurrë në historinë e protestave nuk është sulmuar me gaz lotsjellës apo peper sprej në fytyrë”, deklaroi ai.

Bilani shpjegoi se në momentin e sulmit po fotografonte dhe po xhironte pamje për redaksinë, kur u spërkat papritur me sprej piperi nga një person i veshur me uniformë policie.

“Nuk pashë më asgjë, vetëm ndjeva sprajin në fytyrë dhe për 3-4 sekonda rashë në tokë. Unë jam diabetik dhe kardiak. Policia duhet ta dijë që nuk përdoret spraji kundër njerëzve pa ditur pasojat”, u shpreh ai.

 

Të fundit