Flash News

E-TJERA

Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Politiko.al,  ka siguruar fotot dhe emrat e 4 autorëve që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi.

Autorët e identifikuar nga policia janë;

- Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është vetëdorëzuar në Polici;
- Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë;
- Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë;
- Romario Roberto Tabaku, 26 vjeç, banues në Tiranë (i cili ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me automjetin tip Audi me targë AB 696 JT).

Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

 

Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Më herët doli edhe një foto e dy prej autorëve, të cilët shiheshin duke vrapuar, pasi e kishin lënë pa ndjenja avokatin, duke e goditur me leva në kokë.

Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi ndodhi pranë kopshtit 31, në zonën e ish-Bllokut, kur ai sapo kishte çuar fëmijën. Agresorët i zunë pritë, teksa Sokol Mëngjesi po lëvizte në këmbë, në një zonë të frekuentuar nga shumë qytetarë e të mbuluar me kamera sigurie dhe e goditën disa herë me leva në kokë duke e lënë pa ndjenja.

Pas krimit, dhunuesit u larguan në këmbë nëpër rrugica ku i priste një automjet. Ndërsa avokati u transportua me urgjencë drejt spitalit.

Avokatit iu bë skaneri, ku u evidentuan dy hematoma në kokë për të cilat do të pritet për 48 orë për të parë parametrat shëndetësorë të tij. Ai është në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa është futur në intubim.

Sokol Mëngjesi është avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, i Mirel Mërtirit në çështjen e Inceneratorit të Tiranës, teksa më herët ka qenë edhe avokat në çështjen e shtetasit turk Faruk Ozer, i arrestuar për mashtrim me kriptomonedha.

Sokol Mëngjesi ka dhe një karrierë akademike në Universitetin e Tiranës, ku momentalisht është pedagog në Fakultetin e Drejtësisë.

Të fundit