Flash News

E-TJERA

Fotot me Ramën, Allison Guerrier: McGonigal po përpiqet të më heshtë, kam nevojë për mbështetje ligjore

Fotot me Ramën, Allison Guerrier:  McGonigal po përpiqet të

Në një postim të bërë në rrjetin social X, ish e dashura e Charles McGonigal, Allison Guerrier ka ngritur akuza të tjera ndaj ish-zyrtarit të FBI-së, duke pretenduar se ai po përpiqet të vendosë një urdhër heshtjeje ndaj saj, pas publikimit të disa fotografive të tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

 “ Charles McGonigal madje më dërgoi me mesazh fotografi të tij dhe të Edi Ramës, të cilat i postova në Tëitter për ta ngacmuar që të ngrejë një urdhër ndalimi vetëm me qëllim krijimin e një dokumenti gjyqësor të disponueshëm publikisht për krimet për të cilat ai nuk u akuzua kurrë”, shkruan Allison Guerrier.

Ajo pohon gjithashtu se McGonigal është duke u përpjekur që ti vendos një “urdhër heshtjeje”.

Bashkangjitur këtij postimi ajo ka shkruar dhe një link të një postimi të mëparshëm ku kërkon nga ndjekësit dhe publiku i gjerë që të shpërndajnë faqen e saj të donacioneve, pasi i nevojiten fonde për të udhëtuar dhe për të paguar një avokat mbrojtës.

POSTIMI I PLOTË

Oh po. Charles McGonigal madje më dërgoi me mesazh fotografi të tij dhe të Edi Ramës, të cilat i postova në Tëitter për ta ngacmuar që të ngrejë një urdhër ndalimi vetëm me qëllim krijimin e një dokumenti gjyqësor të disponueshëm publikisht për krimet për të cilat ai nuk u akuzua kurrë. Dhe tani ai po përpiqet të më vendosë një urdhër heshtjeje.

Postimi lidhës

Dhe JU LUTEM, publikoni faqen e donacioneve sepse ajo që më duhet më shumë për t'u mbrojtur kundër Charles McGonigal janë paratë për të shkuar në Neë Jersey dhe paratë për të punësuar një avokat.

Rasti McGonigal ka zgjuar interes të gjerë mediatik që nga momenti kur ai u akuzua në SHBA për marrëdhënie të papërshtatshme me aktorë të huaj dhe veçanërisht për lidhje me zyrtarë shqiptarë në mënyrë të papërshtatshme me statusin e tij si zyrtar i lartë i FBI-së.

Të fundit