Flash News

E-TJERA

FOTO+VIDEO/ "Hiq çorapet e kuqe", Rama harron kushtet e Majkos

FOTO+VIDEO/ "Hiq çorapet e kuqe", Rama harron kushtet e Majkos

Kryeministri Edi Rama, dy ditët e fundit ka qenë në Vlorë ku zhvilloi një takim me rektorët dhe inspektoi punimet në qytetin bregdetar. Paradite ai u pa nën shoqërinë e Damian Gjiknurit dhe Afrim Qëndros duke inspektuar kantieret e ndërtimit.

Këtë pasdite kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale një foto, ku shihet i relaksuar dhe duke pozuar përballë detit. Ajo që bie në sy është veshja e Ramës, ku ai shfaqet i veshur me të shkurtra, atlete dhe me çorape të kuqe.

Por, kujtojmë se gjatë një takimi me banorët e njësisë nr.5 në Tiranë për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, Rama tregoi se në kohën kur ai u zgjodh kryetar i PS-së dhe Pandeli Majko, sekretar i Përgjithshëm i kësaj force politike, ky i fundit i kishte vënë kushte Ramës që të hiqte çorapet e kuqe dhe të martoheshe, që të bashkëpunonin të dy.

"E dini ju që kur u bëra unë kryetar i Partisë Socialiste ishte kundër meje Pandi. Nuk donte. Pandi kandidoi për Sekretar i Përgjithshëm, unë për kryetar, por nuk donte. Mua më donte, por si kryetar s'më donte. Por u bëra unë, u bë dhe Pandi Sekretar i Përgjithshëm edhe takohemi tek selia e PS-së. I thash unë: Çfarë do bëjmë? Ti s'më deshe mua, por kjo punë kështu e ka tani, nganjëherë të takojnë me zor, s'ke çfarë bën. Jam gati tha për bashkëpunim, por që të fillojmë bashkëpunimin tha ik hiq çorapet e kuqe dhe martohu. Hiq çorapet e kuqe dhe martohu! Ja plotësove të dyja, çfarë të bëja." - tha Rama më 20 Prill 2021 gjatë një takimi me banorët e njësisë nr.5 në kryeqytet.

FOTO+VIDEO/ "Hiq çorapet e kuqe", Rama harron kushtet e Majkos

Të fundit