Flash News

E-TJERA

Fqinjët ‘i marrin’ turistët Shqipërisë, qeveria nuk subvencionon kompanitë ajrore

Fqinjët ‘i marrin’ turistët Shqipërisë, qeveria

Fqinjët duket se janë në konkurrencë të fortë me Shqipërinë kur vjen puna te turizmi, i cili në vitet e fundit është një nga sektorët që ka marrë goditjen më të madhe në ekonomi.

Një nga kompanitë ajrore, që ofronte lidhje direkte me Shqipërinë nga Izraeli, ka anuluar fluturimet, duke i zëvendësuar me Serbinë dhe Malin e Zi, për shkak të subvencioneve që po japin këta të fundit. Nga ana tjetër, operatorët shqiptarë i frikësohen faktit se kjo mund të ndikojë edhe në uljen e numrit tëturistëve në Shqipëri.

Ka qenë kreu i Unionit Turistik Rrahman Kasa, i cili ndau me një postim në Facebook lajmin.

“Kompania ajrore Israir, duke filluar nga 25 prilli ka anuluar të gjitha fluturimet me Shqipërinë dhe në vend të saj do të fluturojë dy herë në ditë në Mal të Zi dhe ne Beograd, pasi këto shtete i dhanë 50 euro subvencion për çdo turist. Kjo do të thotë që tregut turistik të Malit te Zi  do t’i shtohen këtë vit rreth 50 mijë turistë më shumë, të cilët fare mirë mund t’i kishte marrë vendi ynë, nëse Qeveria jonë do të merrte në konsideratë kërkesat e kahershme të Unionit Turistik për politika incentivuese.

Këto vende, përfshirë dhe Maqedoninë e Veriut janë në tratativa dhe me disa Tour Operatore të njohur ndërkombëtarë të cilët aktualisht operojnë në Shqipëri, që t’i largojnë nga Shqipëria dhe t’i tërheqin drejt vendeve të tyre”.

Dhe e dini pse ndodh kjo?! Sepse shteti atje mendon për mireqenien e qytetarëve të vet dhe nuk bën show siç bëjnë tek Ne”, u shpreh Kasa.

Monitor ka kontaktuar me përfaqësues të unionit, të cilët kanë pohuar se kompania në fjalë kishte fluturime të rregullta me Shqipërinë, 5 herë në javë ndërkohë që në verë do të arrinte 7 fluturime në javë. Kompania ofronte shërbimin e charterit për turoperatorët e Izraelit që kishin marrëdhënie me turoperatorët shqiptarë.

Në kushtet kur kompania ajrore ka ndërprerë shërbimin, operatorët kanë marrë një sërë kërkesash për anulimin e rezervimeve.

Të fundit