Flash News

E-TJERA

Fqinji humbi jetën nga tritoli që u vendos për të, reagon Xhovana Nikolli: Ju prehtë shpirti në paqe

Fqinji humbi jetën nga tritoli që u vendos për të, reagon

Xhoavana Nikolli ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të fqinjit të saj, Enea Themollari, i cili humbi jetën nga dëmtimet e marra në shpërthimin e tritolit pranë derës së banesës së saj dhe të motrës së saj  Alda Nikolli.

Nikolli, në një postim në rrjetet sociale, shprehu ngushëllimet për familjen e Eneas, duke theksuar se tritoli ishte vendosur për të dhe motrën e saj.

"Ngushëllime familjes së Eneas. Zoti ju dhëntë forcë të përballoni këtë dhimbje...Ju prehtë shpirti në paqe", shkruan Xhovana Nikolli në Instastory. 

Xhoavana  dhe Alda Nikolli kanë akuzuar Nuredin Dumanin, një i penduar i drejtësisë, si porositës të shpërthimit, ndërkohë që ngjarja po hetohet nga SPAK.

Të fundit