Flash News

E-TJERA

Fqinji humbi jetën nga tritoli, Xhovana Nikolli: Faji është i shtetit që lejon kriminelët të bëjnë ligjin nga burgu

Fqinji humbi jetën nga tritoli, Xhovana Nikolli: Faji është i

Enea Thomaraj, 29 vjeç, humbi jetën pas tritolit që iu vendos në derën e banesës Alda dhe Xhovana Nikollit. Thomaraj u plagos aksidentalisht teksa dilte nga banesa e tij, ku ishte fqinj me motrat Nikolli.

Vdekja e tij solli reagimin e opinionit publik  pas deklaratave të motrave Nikolli se pas tritolit që i mori jetën Thomarajt, fshihej Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë.

Xhovana Nikolli ka reaguar në rrjete sociale lidhur me ata që e quajnë fajtore bashkë me motrën, për vdekjen e Thomarajt. Nikolli shkruan se i vetmi fajtor është shteti i cili lejon kriminelët të veprojnë edhe nga burgu, pasi në vendin e Eneas mund të kishte qenë ajo ose motra e saj.

“Sa më shume të më mallkoni aq më shumë më shtohet jeta. Ju jeni veç mbeturina. Se veç unë e di dhe familja ime ça po kalojmë ,edhe ne ishim viktima në atë mes nuk mora jetën e askujt nuk jam fajtore për asgjë as un as motra ime mund të ishte dhe nëna jonë duke qarë për ne sot.

Po të kisha qenë në kuzhinë atë moment që ka plasur tritoli nuk do isha gjallë sot. Faji është i shtetit qe i le kriminelët të bëjnë ligjin nga burgu. Por ju kemi lan Zotin”, shkruan Xhovana në reagimin e saj.

Fqinji humbi jetën nga tritoli, Xhovana Nikolli: Faji është i

Të fundit