Flash News

E-TJERA

Franca bëhet sërish ‘ngatërrestare’, i vendos himnin shqiptar skuadrës finlandeze: Kërkojmë falje!

Franca bëhet sërish ‘ngatërrestare’, i vendos himnin

Problemi i Francës me himnet kombëtare u ripërsërit pas 3 vitesh. Dje luhej ndeshja mes dy ekipeve, franceze dhe finlandeze të femrave.

Pavarësisht se francezet triumfuan me rezultat të thellë 5-0, në nisje patën një episod aspak të këndshëm. Sikurse është ritual në çdo fillim ndeshje vendosja e himnit, Finlanda e rreshtuar në vijë të drejtë dhe në pritje, do të dëgjonte në vend të himnit të saj kombëtar, himnin e kombëtares shqiptare.

Reagimet e futbollisteve ishin vetëm disa fytyra të habitura dhe të tjera që e kaluan me nënqeshje. Pas përfundimit të ndeshjes, Federata Franceze e Futbollit i ka kërkuar falje delegacionit finlandez, duke u shprehur se titulli në disk nuk përputhej me kolonën zanore të himnit.

“Federata franceze dëshiron t'i kërkojë falje delegacionit finlandez. Ne kemi dërguar një mesazh teksa flasim me presidentin e federatës finlandeze për t'u justifikuar. Ne marrim përgjegjësinë e plotë për këtë gabim. Dosja që u zgjodh vërtet titullohej ‘Finlanda’ por ishte himni shqiptar që u luajt. Kjo shpjegon gabimin dhe ne kërkojmë falje sinqerisht në emër të FFF. Shpresoj që incidente të tilla të mos përsëriten”, deklaroi FFF.

I njëjti episod ndodhi edhe në shtator të vitit 2019, ku në ndeshjen Francë-Shqipëri,në vend të himnit të kombëtares shqiptare u luajt ai i Andorrës. Asokohe FFF u gjobit me 20.000€ për "organizim të pamjaftueshëm".

Të fundit