Flash News

E-TJERA

Franca i hap rrugë ekstradimit, Behar Bajri pritet të mbërrijë sot në Tiranë

Franca i hap rrugë ekstradimit, Behar Bajri pritet të

Autoritetet franceze i kanë hapur rrugë ekstradimit të Behar Bajrit drejt Shqipërisë. Bajri pritet të mbërrijë sot në Tiranë nën masa të rrepta sigurie.

Ai u arrestua në Paris në Shtator aty ku fshihej që prej lëshimit të urdhër-arrestit.

Bajri akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se ishte organizator në vrasjen e shtetasit Gjin Boriçi në Shkodër, si edhe në plagosjen e shtetasit Taulant Pepaj, dhe në përgatitjen e planeve për atentate që nuk u realizuan në 3 raste.

Emri i Bajrit doli gjatë zbërthimit të komunikimeve të enkriptuara në rrjetin Sky, të sjella në Shqipëri nga autoritetet franceze. Bajri rezultoi të kishte komunikuar shumë herë me biznesmenin e arrestuar, Pëllumb Gjoka, dhe personazhe të tjerë, ku i referoheshin ngjarjeve kriminale.

Të fundit