Flash News
Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr
U vetplagos me armë zjarri, e pëson 45-vjeçari
GJKKO zgjat masën e sigurisë “arrest me burg” për anëtarin e organizatës së Suel Çelës
Bazat detare për oligarkët/ Berisha: Pronat e ushtrisë e bënë Bajram Haramin President
Socialistët refuzojnë dy amendamentet e Berishës për projektbuxhetin 2025
Franca merr një pikë ndaj Polonisë, zë vendin e dytë në Grupin D
Përfundoi me barazim 1-1 ndeshja Francë-Poloni, e vlefshme për Grupin D, e fundit e fazës së grupeve në Euro 2024.
Pjesa e parë ishte mjaft e qetë . Në minutën e 56-të ishte Mbappe që realizoi gol për t’i dhënë epërsinë 1-0 Francës.
Në të njëjtën mënyrë golin e gjeti edhe Polonia, pasi Dayot Upamecano në minutën e 76-të shkaktoi ndërhyrje të palejueshme brenda zonës.
Penalltinë e goditur nga Lewandowski fillimisht e priti Maignan, por ajo u përsërit pasi kishte dalur me dy këmbët nga vija dhe në tentimin e dytë sulmuesi polak nuk gaboi për 1-1.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe Franca arriti të marrë vetëm një pikë duke u kualifikuar si e dyta e grupit pas fitores së Austrisë ndaj Holandës.