Flash News

E-TJERA

Franca zbut masat antiCovid, ç’duhet të mbajnë parasysh shqiptarët

Franca zbut masat antiCovid, ç’duhet të mbajnë parasysh

Franca ka vendosur duke filluar nga sot, lehtësimin e masave antiCovid për udhëtarët.

Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Francës, duhet të jenë të pajisur me vërtetim e kryerjes së plotë të ciklit të vaksinës,  jo më herët se 9 muaj para hyrjes në territorin francez., të kenë një tets PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë, ose një provë shërimi nga Covid-19.

Rregullat e reja për të udhëtuar drejt Francës:

– Të jenë të pajisur me vërtetimin e kryerjes së ciklit të plotë të vaksinimit prej të paktën 28 ditësh për vaksinën me dozë unike Janssen dhe 7 ditësh të 2 dozave të vaksinave Pfizer/Comirnaty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria/Covishield. Cikli quhet i përfunduar kur vaksina e fundit është bërë jo më herët se 9 muaj nga data e hyrjes në Francë.

– Të jenë të pajisur me rezultatin e një testi PCR negativ/72 orë ose testi antigjenik negativ/48orë.

– Të jenë të pajisur me provën e shërimit nga Covid19 (test PCR ose Antigjeni pozitiv, prej jo me pak se 11 ditësh dhe jo më shumë se 6 muajsh nga data e hyrjes në Francë).

– Fëmijët deri 12 vjeç janë të përjashtuar nga ky detyrim.

 

Të fundit