Flash News

E-TJERA

FRD kërkesë KQZ-së për të garuar në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit

FRD kërkesë KQZ-së për të garuar në zgjedhjet e

Partia Fryme e Re Demokratike ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Partia e Sali Shehut kërkon të garojë në zgjedhjet për kryetar në 6 bashki të vendit, në Shkodër, Lushnje, Rrogozhinë, Dibër, Durrës dhe Vlorë.

Ministria e Brendshme publikoi sot listën e zgjedhësve. Janë  654 538 qytetarë të cilët kanë të drejtë vote në zgjedhjet e pjesshme vendore. 10.134 zgjedhës do të votojnë për herë të parë, ndërsa 135 nuk janë përfshirë në listë për shkak të dekriminalizimit.

Fushata zgjedhore nis më 19 shkurt, ndërsa votimi do të kryhet në 941 qendra votimi.

FRD kërkesë KQZ-së për të garuar në zgjedhjet e

Të fundit