Flash News

E-TJERA

FRD letër të dytë Metës, Ramës, Veliajt dhe ambasadorëve: Arsyeja pse e kemi të drejtën për seli

FRD letër të dytë Metës, Ramës, Veliajt dhe

Fryma e Re Demokratike i ka dërguar këtë të martë një letër të dytë, Presidentit të Republikës Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi si dhe ambasadorëve të ShBA-së, OSBE-së dhe BE-së.

Ashtu si dhe e para, edhe kjo letër ka të bëjë me kërkesën e Bashkisë së Tiranës për lirimin e godinës ku qëndron FRD-ja.

Duke iu referuar nenevet të ligjit NR.8580 të datës 17.02.2000, FRD thekson se i plotëson kushtet për t'u pajisur me seli vendore, pasi partitë me mbi 1 % në tri zgjedhjet e fundit e kanë këtë të drejtë.

“Në kushtet e hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore, ndërhyrja e pushtetit vendor duke cënuar arbitrarisht atmosferën dhe mbarëvajtjen e garantuar nga Kushtetuta të aktivitetit të partive politike, është në dëm të interesave të funksionimit të shtetit ligjor, vullnetit të zgjedhësve si dhe klimës politike në zgjedhje.” thuhet në letër.

FRD letër të dytë Metës, Ramës, Veliajt dheFRD letër të dytë Metës, Ramës, Veliajt dhe

Të fundit