Flash News

E-TJERA

Fredi Beleri intervistë nga burgu i Fierit: Nuk heq dorë nga Himara!

Fredi Beleri intervistë nga burgu i Fierit: Nuk heq dorë nga Himara!

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka dhënë në një intervistë për emisionin “Live News” të gazetarit Nikos Evangeliatos, nga burgu i Fierit ku vuan dënimin.

Ai deklaroi se është i vendosur të luftojë për pafajësinë e tij dhe për Himarën.

“Zgjohem në mëngjes dhe shoh para meje imazhin e Shën Marisë. Për tridhjetë vjet që jam marrë me politikë, doja t'u shërbeja të drejtave të grekëve të Vorio Epirit. Ne nuk kemi të drejta, jemi larg asaj që ne e quajmë shteti i së drejtës dhe unë do të luftoj për to në Parlamentin Europian.

Falenderoj kryeministrin grek që me këtë lëvizje për të marrë pjesë në zgjedhjet europiane më jep mundësinë të mbështes Himarën nga një këndvështrim tjetër. Nuk po heq dorë nga Himara. Kur të jem i dënuar nuk do të kem të drejta politike në Shqipëri dhe ky ishte qëllimi i parë.”

Beleri theksoi se dënimi i formës së prerë ia mohon të drejtën për të ushtruar të drejtat politike në Shqipëri. Ai po ashtu pohon se të paktën deri në fund të shtatorit do të dalë nga qelia.

“Nëse e shihni trukun në gjykata, ishte një rrugë njëkahëshe. Ata kanë shpikur një dëshmitar të cilin e kanë paguar. Ata kanë përdorur precedentë të rremë kriminalë. Gjyqtari që më gjykoi ka një dënim në Greqi dhe një ndalim hyrje për falsifikim. Gjithçka tregon se unë do të dënohem në Gjykatën e Apelit”, tha ai.

 

Të fundit