Flash News

E-TJERA

Fredi Beleri lë qelinë për t’u nisur drejt Strasburgut: Jam i lumtur, faleminderit për mbështetjen

Fredi Beleri lë qelinë për t’u nisur drejt Strasburgut: Jam

Fredi Beleri është liruar përkohësisht nga qelia e burgut të Fierit për të udhëtuar drejt Strasburgut në Parlamentin Evropian, atje ku do të betohet si eurodeputet.

Pas daljes nga burgu, Beleri ka folur për mediat greke ku ka falënderuar njerëzit që e kanë mbështetur.

"Do të doja t'ju falënderoja për mbështetjen gjatë gjithë këtyre muajve... Jam i emocionuar, i lumtur, të tjerët do t'ju shohim Athinë. Shumë faleminderit, faleminderit për gjithçka", u tha ai gazetarëve dhe më pas u largua me një makinë të ambasadës greke.

Në orën 12:00, Fredi Beleris do të mbajë një konferencë për shtyp në aeroportin Eleftherios Venizelos në Athinë dhe prej andej do të shkojë në Strasburg.

Beleri do të marrë detyrën si deputet i Parlamentit Evropian gjatë seancës hapëse plenare të Parlamentit Evropian dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarët e PE-së dhe Komisionit.

Të shtunën e ardhshme Beleri do të kthehet në burgun e Fierit.

Të fundit