Flash News

E-TJERA

Fredi Beleri: Lufta me Edi Ramën më bëri eurodeputet

Fredi Beleri: Lufta me Edi Ramën më bëri eurodeputet

Eurodeputeti Fredi Beleri ka deklaruar se e fitoi pozicionin që mban sot në Parlamentit Evropian falë luftës që kryeministri Edi Rama i shpalli kur kandidonte për bashkinë Himarë.

I ftuar në Euronews Albania, Beleri u shpreh se meritë për zgjedhjen e tij si eurodeputet kanë edhe gjykatësit e prokurorët që siç tha bënë një çështje që nuk ka asnjë të vërtetë brenda dhe që nga populli grek u vlerësua si përndjekje.

“Në burg kam qenë 16 muaj, njeriu kur kalon një problem është si të mos e ketë pasur kurrë, isha në burg, dola, tani jam eurodeputet, s’e kisha ëndërruar as e kisha qëllim. Unë me disa himarjotë të tjerë donim të fitonim bashkinë Himarën që të punonim për vendin tonë.

Sulmi i paprecedentë i kryeministrit, mënyra se si drejtësia u përdor prej tij, arrita që sot të jem eurodeputet. Kanë merita jo vetëm kryeministri, por edhe gjykatësit, prokurorët të cilët nën urdhrat e tij bënë një çështje që nuk ke nga ta kapësh, që nuk ka asnjë të vërtetë brenda dhe këtë padrejtësi kryeministri dhe populli greke kuptoi që kjo përndjekje ishte e padrejtë dhe më dhanë votën për eurodeputet”, tha Beleri.

Të fundit